Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Detajet/ E konfirmon edhe Ajaxi, De Ligt është i Juventusit. Pagë 12 milionë euro në sezon

Detajet/ E konfirmon edhe Ajaxi, De Ligt është i Juventusit. Pagë 12 milionë euro në sezon

11:39, 16/07/2019

Matthijs de Ligt do të jetë blerja e re e Juventusit.

Edhe pse në mënyrë jo direkte, trajneri Ten Hag ka pranuar largimin e kapitenit të tij, duke deklaruar: “E dinim prej kohësh se diçka e tillë do të ndodhte. Nëse duhet patjetër, atëherë më mirë që ndodhi tani”.

Fjalë dorëzimi ato të teknikut, të cilave i bën jehonë edhe drejtori Mark Overmars: “Transferimi do të kryhet. Duhet thjesht të na vijnë garancitë bankare. Tek Ajaksi jemi shumë të kujdesshëm në këtë aspekt, por uroj që gjithçka të mbyllet me sukses e mundësisht sa më shpejt”.

Matijs De Ligt do të jetë “goditja” e radhës e Juventusit për një operacion që duhet të kapë vlerën e 70 milionë eurove.

Mbrojtësi 19-vjeçar do të udhëtojë drejt Torinos dhe nesër pritet të kryejë testet mjekësore me klubin e ri.

Në kontratën me Juventusin talenti holandez do të përfitojë plot 12 milionë euro në sezon, ndërsa Raiola në rast se do të arrihet marrëveshja do të arkëtojë diçka më shumë se 11 milionë euro.

De Ligt në kontratën me bardhezinjtë do të ketë klauzolën e shitjes 150 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco