Cafu me probleme ekonomike, braziliani humb pronat për shkak të borxheve

Cafu me probleme ekonomike, braziliani humb pronat për shkak të borxheve

11:22, 16/07/2019

Ish-mbrojtësi i djathtë i Brazilit, Marcos Evangelista de Morais, i njohur nga të gjithë me emrin e shkurtër Cafu është i zhytur në borxhe të mëdha.

Gazeta braziliane “Folha de S.Paulo” raporton se Cafu ka hyrë në krizë të thellë ekonomike dhe me vendim gjykate 49-vjeçari ka humbur 5 prona për shkak të borxheve.

Pamundësia për të shlyer kreditë dhe borxhet e marra nga “Capi Penta International Player”, një shoqëri menaxherësh të sportistëve, që i përket Cafu dhe bashkëshortes së tij, ka çuar në konfiskimin e 15 pronave të tjera të çiftit.

“Është problemi im personal. Mund të jap pronat e mia të paluajtshme, makinën time, shtëpinë time, mund të jap atë që dua për të paguar borxhet” – ka deklaruar Cafu, i cili është përzgjedhur ambasador i Brazilit për Botërorin e vitit 2022, që do të zhvillohet në Qatar.

Cafu bëri gati 400 paraqitje për Romën dhe Milanin midis viteve 1997 dhe 2008, duke fituar dy Scudetto dhe një Ligë të Kampionëve.

Ai gjithashtu është i vetmi lojtar në histori që ka luajtur në 3 finalet e Kupës së Botës, dy prej të cilave i fitoi (1994 dhe 2002).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco