FOTO/ Artet marciale i kryeson një shqiptar, Dorian Dokaj kampion në Kanada

FOTO/ Artet marciale i kryeson një shqiptar, Dorian Dokaj kampion në Kanada

11:21, 16/07/2019

Toronto- Kanada/ Vetëm pak ditë më parë Dokaj u deklarua kampion në Toronto të Kanadasë për të njëjtin sport duke fituar ndaj kundërshtarit të tij në peshën 84 kg. Sportisti shqiptar me origjinë nga Hoti i Malësisë së Madhe ka pak kohë që ka emigruar në Kanada duke mos i lënë pas ëndrrat dhe realizimet.

Me shumë dëshirë dhe pasion, ai vazhdon të ndjekë objektivat e qarta pa hequr dorë nga kampionatet prestigjioze në këtë disiplinë. Tashmë, emrat shqiptarë që kanë krijuar karrierë të sigurtë edhe në Amerikën e Veriut nuk janë më të pazakontë. E pazakonta mbetet në vullnetin dhe dëshirën për t’u realizuar dhe për të hapur dyer suksesi.

I kontaktuar nga Albanian Montreal Press, Dokaj do të na tregojë më shumë për jetën e re të tij dhe projektet e së ardhmes.

Dorian, a mund të na tregosh pak më shumë për jetën tënde në Kanada, sa ka ndryshuar ajo?

Jeta në Kanada normalisht ka ndryshuar shumë. Ka disa kohë që e kam ndjerë mungesën e lirisë, gjërat ndonjëherë nuk vijnë si i kërkon, ama nga puna e madhe që bën, besoj se këtu kushdo merr atë që meriton.

Na prezanto pak më shumë me skuadrën që merret me trajnimin tuaj dhe sa kohë shpenzoni në ditë për t’u stërvitur?

Në Shqipëri jam trajnuar nga mjeshtri Elion Puka , i cili më ka ndihmuar jashtë mase edhe i jam mirënjohës gjithë jetën. Kurse këtu trajnerët e mi janë Robert Santos dhe Matt Embree ,(tranjer Robert është UFC coach, stërvitet me Misha Cirkunov i cili është sfidant i UFC; është Grappler, i cili është duke punuar shumë me mua. Kurse tranjeri Matt Embree është 2 herë kampion bote në Muay Thai dhe Kickboxing.)

Me të dy jam duke u ushtruar shumë. Falë Zotit edhe falë tyre, kam këto rezultate të deritanishme. Unë shpenzoj rreth 4-5 orë stërvitje në ditë, të cilat i ndaj në orare që trajnerët i kanë përcaktuar.

Image

Pse keni vendosur të merreni me arte marciale?

Artet Marciale është një shkollë që sa më shumë i përkushtohesh aq më shumë do të mësosh edhe aq më shumë ke për të mësuar. Zoti i jep talent edhe prirje çdokujt për diçka. Kjo ishte dhuratë prej tij edhe i jam falënderues.

Sa fitore renditen në karrierën tuaj? A mund të veçoni ndonjërën …

Unë kam 6 ndeshje në MMA, 6 fitore 0 humbje. Jam shpallur kampion në Kanada më 22 qershor, pas një lufte prej 5 raundesh arrita të rrëmbej fitoren.

Cilat janë objektivat për të ardhmen?

Planet e të ardhmes janë të shumta. Kam të drejtën të shkoj në Dubai për të luftuar për Kampionatin Botëror. Shpresojmë t’ia dalim pasi unë kam ardhur si refugjat këtu dhe jam në proceset e emigracionit. Kampionati i Botërorit do të mbahet nga data 9-16 nëntor, ku unë kam fituar të drejtën nga Federata Kanadeze që të përfaqësoj Kanadanë në peshën time. Shpresojmë të kemi ndonjë mbështetje edhe nga Qeveria që ta bëjnë te mundur, pasi nëse do të kemi arritje, do të bëjmë kontratën me Kompaninë më të madhe në botë për MMA e cila është UFC. Kjo e fundit, UFC është objektivi edhe me shpresën në Zot edhe me ndihmën e trajnerëve, një ditë shpresoj ta sjell titullin e UFC-së.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco