Polemika te Reali, Mariano refuzoi t’i jepte Hazardit numrin 7

Polemika te Reali, Mariano refuzoi t’i jepte Hazardit numrin 7

09:32, 16/07/2019

Eden Hazard mbërriti në ‘Santiago Bernabeu’ për 100 milionë euro, ndërsa polemika kishte rreth numrit që do ta mbante në fanellën e Real Madridit.

28-vjeçari e ka veshur fanellën me numrin 10 te Chelsea dhe Belgjika, por ishte e pamundur tek klubi i tij i ri, pasi Luka Modric e kishte zënë dhe nuk mund ta dhuronte.

Ndërkohë ai ka pasur diskutime të forta me Mariano Diaz, i cili mban në fanellë numrin 7. Diaz duket se nuk ka toleruar rreth numrit që do mbajë veshur sezonin e ardhshëm, ç’ka e ka detyruar Hazard ta marrë numrin 23.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco