Solskajer beson se do ta rikthejë Manchester United në nivele të larta

Solskajer beson se do ta rikthejë Manchester United në nivele të larta

23:36, 15/07/2019

Ole Gunnar Solskjaer pranon se besimi te Manchester United kishte rënë kur mori detyrën si trajner, por beson se ai është njeriu që do të udhëheqë klubin përsëri në majën e futbollit anglez.

Solskjaer erdhi si trajner i përkohshëm në dhjetor pasi United shkarkoi Jose Mourinhon pas një humbje 3-1 nga Liverpooli në “Anfield” dhe pastaj u konfirmua në stol pas 14 fitoreve në 19 ndeshje.

Fatkeqësisht, forma e United ra sërish në fund të sezonit, pasi ata humbën gjashtë nga 10 ndeshje e fundit dhe humbën garën për në katërshe.

Norvegjezi ka thënë se nuk ka dyshime që do ta kthejë skuadrën sërish në ditët më të lavdishme.

“Ne kemi nevojë për të fituar përsëri. Ne jemi në rrugë për të ndërtuar një skuadër të re. Ne kemi staf të ri. Unë besoj aq shumë në këtë klub dhe në këtë projekt. Të jesh trajner i këtij klubi është fantastike.

Ne po presim që lojtarët e rinj të vijnë, sepse kemi shumë lojtarë entuziastë dhe jam i sigurt se do të shohim më të mirët e tyre në vitet që vijnë.

Ka edhe disa që kanë eksperiencë. Ne mund të kthehemi në nivelin që ishim, pa dyshim”, deklaroi Solskjaer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco