Milani arrin akordin me mesfushorin algjerian. Detajet e kontratës

Milani arrin akordin me mesfushorin algjerian. Detajet e kontratës

22:35, 15/07/2019

Nuk ka më dyshime. Ismael Bennacer do të jetë futbollisti i ri i Milanit.

Mesfushori algjerian ka arritur akordin me kuqezinjtë, teksa pritet vetëm zyrtarizimi.

7 herë kampionët e Champions-it do të derdhin plot 16 milionë euro në arkat e Empolit, teksa kësaj shume mund t’i shtohen edhe 2 milionë të tjera në formë bonusesh, në bazë të paraqitjeve të futbollistit.

Gjithashtu zbulohet se algjeriani do të përfitojë rreth 1.6 milionë euro në sezon, teksa do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare.

Për 21-vjeçarin së fundmi shfaqi interes edhe Borusia e Dortmundit, por ishte shumë vonë, pasi Maldini dhe Boban kanë mbyllur gjithçka.

Kujtojmë që Bennacer u transferua nga Arsenali tek Empoli për 1 milionë euro, teksa algjeriani tashmë shpreson të shndërrohet në një xhevahir te kuqezinjtë e Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco