Garancia bankare bllokon transferimin e De Ligt te Juventusi

Garancia bankare bllokon transferimin e De Ligt te Juventusi

21:52, 15/07/2019

Matthijs De Ligt shumë shpejt do të bëhet një futbollist i Juventusit.

Por më parë, duhet që bardhezinjtë të zgjidhin problemet e tyre financiare, pasi me sa duket po kërkojnë garanci nga bankat për të mbuluar shpenzimet e shumta që kanë bërë sidomos në dy vitet e fundit duke afruar yje e sigurisht duke u vendosur rroga shumë mbi mesataren e futbollit italian.

Konfirmimi për telashet financiare të bardhezinjve vijnë edhe nga Holanda, ku drejtori sportiv i Ajaxit, Mark Overmars, ka theksuar se arsyeja e vetme pse transferimi i De Ligt nuk është finalizuar është garancia bankare që pritet nga Italia.

“Jemi pranë mbylljes për çështjen e De Ligt te Juventusi. Tani presin garancitë e fundit financiare nga banka para se të konfirmojmë transferimin. Në këtë pikë ne jemi shumë të rreptë. Uroj që të jetë një situatë që të zgjidhet shumë shpejt, kam shumë besim se do të shkojë kështu”, tha Overmars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco