Griezmann apo Hazard, kush ishte blerja më e mirë? Statistikat e sezonit 2018-2019

Griezmann apo Hazard, kush ishte blerja më e mirë? Statistikat e sezonit 2018-2019

21:37, 15/07/2019

Champions League, ky është objektivi i Real Madridit dhe Barcelonës për sezonin 2019-2020 dhe për t’ia dalë, klubet spanjolle kanë shpenzuar shumë në merkato.

Real Madridi ka blerë Eden Hazardin nga Chelsea për 100 milionë euro, plus 40 të tjerë bonuse, kurse Barcelona e ka afruar Antoine Griezmannin për 120 milionë euro.

Që të dy futbollistët kanë lënë gjurmë te ish-skuadrat e tyre, Chelsea e Atletico Madrid, por cili ka patur në të vërtetë statistika më të mirë gjatë sezonit 2018-2019?

28-vjeçari i Realit, Hazard, që luan në të djathtë të sulmit, sezonin e kaluar me “Blutë e Londrës” shënoi 16 gola në 37 paraqitje në Premierligë dhe dhuroi 15 asiste, kurse Griezmann e mbylli edicionin e fundit me Atleticon me 15 gola në La Liga dhe 8 asiste.

Në total, që të dy realizuan nga 21 gola në të gjitha garat në sezonin 2018-2019, me Eden Hazard që e përfundoi edicionin me 17 asiste, 7 më shumë se Griezmann, 10.

Sido që të jetë, me ata në skuadër, sulmi i Realit dhe i Barcelonës do të përmirësohet dukshëm, kjo do t’i bëjë edhe më interesante ndeshjet “El Clasico”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco