VIDEO/ I shënoi Interit në miqësore, futbollisti shqiptar tregon ndjesinë e golit

VIDEO/ I shënoi Interit në miqësore, futbollisti shqiptar tregon ndjesinë e golit

21:19, 15/07/2019

Leutrim Kryeziu i shënoi ditën e djeshme Interit të Antonio Contes në miqësoren e zhvilluar në Zvicër, mes zikaltërve dhe skuadrës së Luganos.

Në një prononcim për “Sporti në KTV”, talenti 20-vjeçar, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Dritës së Gjilanit, tregoi se goli kundër skuadrës së Serisë A i dhuroi një ndjesi tepër të veçantë, teksa shpreson që në sezonin e ri të ketë më shumë hapësira te klubi i Luganos.

Kryeziu gjithashtu nuk e fshehu dëshirën për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, teksa zbuloi që ka biseduar edhe me trajnerin Challandes, dhe është gjithmonë gati për të veshur fanellën e “Dardanëve”.

“Ky gol më motivon shumë, pasi të shënosh ndaj Interit është një ndjenjë shumë e veçantë për mua. Ky gol do të më ndihmojë shumë edhe në karrierën time.

Jam duke punuar shumë mirë, besoj se do të më jepet hapësira në ekipin e parë dhe të arrij rezultate të mira. Synimi im është të luaj në ekip të madh në Europë, besoj se me punë do ta arrij edhe këtë sukses.

Kam biseduar me trajnerin Challandes dhe po pres ftesën. Nëse me jepet mundësia, unë gjithmonë jam i gatshëm që të jap më të mirën për shtetin tim”, ka thënë Kryeziu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco