Ish-trajneri i Italisë do në skuadër Ledian Memushajn

Ish-trajneri i Italisë do në skuadër Ledian Memushajn

20:55, 15/07/2019

Gian Piero Ventura e ka nisur aventurën e tij te skuadra e Salernitanës në Serinë B italiane me dy kërkesa.

Alesio Cerci dhe Ledian Memushaj kanë përfunduar në radarët e skuadrës italiane që është në pronësi të Claudio Lotitos.

Për mesfushorin e Kombëtares shqiptare ka pasur një takim mes menaxherit të tij dhe drejtuesve të skuadrës, teksa i është bërë me dije plani i trajnerit dhe dëshira e tij për ta pasur në skuadër për sezonin e ri.

Mirëpo, krahas dëshirës së lojtarit që duket se ka qenë e madhe për t’iu bashkuar Venturës, duket se problem mund të jetë paga dhe përfitimi vjetor i tij prej rreth 500 mijë eurosh, që e bëjnë të vështirë transferimin nga Pescara te Salernitana.

Në rast realizimi të dy kërkesave të trajnerit Ventura, shqiptari do të kishte mundësinë të ishte në një skuadër me ish-sulmuesin e Milanit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco