VIDEO/ Wanda Nara përmbyset me motor uji në Liqenin e Comos

VIDEO/ Wanda Nara përmbyset me motor uji në Liqenin e Comos

19:32, 15/07/2019

Momente paniku për Wanda Narën, bashkëshorten e sulmuesit Mauro Icardi, teksa ishte duke bërë xhiro me motor uji në Liqenin e Comos së bashku me disa miq të saj.

Nëpërmjet disa postimeve në “Instagram”, Wanda ka zbuluar se motori i saj i ujit është përmbysur, teksa është dashur ndihma e disa personave të tjerë, për t’i nxjerrë nga thellësia.

Për fat të mirë, gjithçka është normalizuar pas ndërhyrjes, teksa partnerja e sulmuesit argjentinas, së bashku me 2 miqtë e saj, janë nxjerrë pa pësuar dëmtime.

Kujtojmë që në po të njëjtin liqen, humbi jetën disa ditë më parë futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili, e cila u gjet e mbytur në thellësinë 204 metra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco