Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Armando Sadiku rikthehet te Levante, nis stërvitjen me spanjollët

Armando Sadiku rikthehet te Levante, nis stërvitjen me spanjollët

17:47, 15/07/2019

Pas aventurës pozitive me skuadrën e Luganos në Zvicër, Armando Sadiku i është bashkuar spanjollëve të Levantes.

Sulmuesi i Kombëtares do të tentojë të bindë trajnerin Pacho Lopez, për të qenë pjesë e skuadrës së Levantes në sezonin e ardhshëm.

28-vjeçar i ka dhënë fund pushimeve dhe është shfaqur në Valencia, për t’u stërvitur me spanjollët.

Në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishëm të gjithë lojtarët, përveç sulmuesit Moses Simon, i cili është i grumbulluar me Nigerinë në Kupën e Afrikës.

Në ditët e ardhshme pritet të mësohet edhe e ardhmja e Armando Sadikut.

Kujtojmë që për shërbimet e shqiptarit janë interesuar turqit e Trabzonsporit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco