Barcelona e pret, Neymar nis stërvitjen me PSG-në

Barcelona e pret, Neymar nis stërvitjen me PSG-në

16:39, 15/07/2019

Kanë përfunduar edhe pushimet shtesë për Neymar Junior. Braziliani, për të cilin spekulohet se mund të rikthehet në Barcelonë, i është bashkuar pjesës tjetër të lojtarëve në stërvitje te Paris Saint Germain.

Fillimisht u raportua se Neymar është kthyer në Paris vetëm për të biseduar me drejtorin sportiv të klubit, Leonardon, për t’u larguar sa më parë nga kampioni i Francës.

Por, braziliani, derisa të arrihet një marrëveshje mes klubeve, do të vazhdojë stërvitjet normalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco