ZYRTARE: Juventusi prezanton lojtarin e ri, merr numrin e legjendarit bardhezi

ZYRTARE: Juventusi prezanton lojtarin e ri, merr numrin e legjendarit bardhezi

15:48, 15/07/2019

Juventusi ka prezantuar zyrtarisht afrimin më të fundit, Aron Ramsay.

Futbollisti britanik u largua nga Arsenali me parametra zero për të provuar një aventurë të re në Serie A me fanellën e Juventusit.

Ramsey do të marrë numrin 8, një fanellë legjendare për bardhezinjtë. "Princi i Torinos", Claudio Marchisio, e ka mbajtur mbi shpinë këtë numër.

Ramsey në bisedën e tij e pranoi këtë sfidë dhe shpreson që të bëjë po aq mirë sa Marchisio.

"Doja numrin 8 dhe në momentin që e kuptova se është i lirë e mora. E di që i përket një legjende si Marchisio, nëse bëj po aq mirë sa ai do të isha shumë krenar.

"Jam i lumtur që jam këtu. Në momentin që e mora vesh se më donin nuk hezitova. Ishte si një ëndërr e kthyer në realitet", tha Ramsay gjatë prezantimit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco