Icardi e ka zgjedhur klubin e ri, problem mbetet çmimi që kërkon Interi!

Icardi e ka zgjedhur klubin e ri, problem mbetet çmimi që kërkon Interi!

08:35, 15/07/2019

Mes Icardit dhe drejtuesve të Interit marrëdhëniet janë acaruar së tepërmi.

Skuadra zikaltër njoftoi se me anë të një marrëveshje me sulmuesin, ai do të largohej nga grumbullimi i klubit në Lugano të Zvicrës, dhe do t’i bashkohej asaj vetëm kur të kthehej në Milano.

“Calciomercato” raporton se Icardi është duke e kërkuar kalimin te Juventusi, edhe pse ka interes nga një numër i madh i skuadrave europiane.

“Zonja e Vjetër” thuhet se është e gatshme që ta bëjë lëvizjen e parë për transferimin e sulmuesit argjentinas, ndërsa Interi kërkon më shumë se 100 milionë euro.

Por, kampioni i Serie A ka bërë të ditur se nuk do të ofrojë më shumë se 40 milionë euro për shërbimet e sulmuesit, ndërsa do të duhet ta largojë edhe Gonzalo Higuainin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco