Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

Verona zhvillon miqësoren e parë, shënon mbrojtësi shqiptar

Verona zhvillon miqësoren e parë, shënon mbrojtësi shqiptar

22:22, 14/07/2019

Skuadra e Veronës ka zhvilluar sot ndeshjen e parë sezonale në fazën përgatitore që po zhvillon para pjesëmarrjes në Serinë A.

Një sfidë e lehtë ndaj amatorëve të US Primero, që ka shërbyer për të parë se si po bënte progres skuadra në aspektin fizik dhe sa mirëkuptohen lojtarët, përfshirë edhe blerjet e reja ku spikat ajo e Amir Rrahmanit.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ishte titullar në këtë sfidë, të cilën ekipi i Veronës e fitoi lehtësisht me shifrat 12-0.

Rrahmani ishte në qendër të mbrojtjes në një duel ku në fakt nuk u vu shumë në vështirësi, duke llogaritur nivelin e kundërshtarëve që ishin përballë.

Në pjesën e dytë të ndeshjes kishte vend në fushë edhe për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Marash Kumbulla, i cili pritet që së shpejti të bëhet pjesë edhe e Kombëtares A.

Kumbulla arriti edhe të gjente rrugën e rrjetës në këtë ndeshje, të cilën Verona e fitoi lehtësisht. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco