Dëmtohet në miqësore, Mërgim Mavraj rrezikon ndeshjet e Kombëtares

Dëmtohet në miqësore, Mërgim Mavraj rrezikon ndeshjet e Kombëtares

21:24, 14/07/2019

Nisje aspak e mirë e sezonit për kapitenin e Kombëtares, Mërgim Mavraj.

Ekipi i tij i ri, Greuther Furth, luajti një miqësore me ekipin e Augsburgut, e cila u mbyll me humbjen 0-1.

Por, ishte 33-vjeçari Mavraj, ai i cili në minutën e 19-të, u përplas me një kundërshtar, dhe nuk mundi të vazhdonte më lojën.

Mavraj ka dëmtuar shpatullën e majtë dhe detajet e para thonë se mungesa jashtë fushave mund të shkojë 1-2 dy muaj.

Ai pritet që të humbasë sfidat e para në Bundesligën e dytë gjermane, si dhe rrezikon takimet e shtatorit të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco