Eden Hazard zgjedh numrin e fanellës te Real Madridi

Eden Hazard zgjedh numrin e fanellës te Real Madridi

21:03, 14/07/2019

Eden Hazard ka zgjedhur fanellën me numrin 23 për sezonin e parë me Real Madridin.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, belgu ka zgjedhur numrin që ka mbajtur mbi shpinë David Bekam, nga 2003 deri 2007.

Pasi Modric refuzoi t’ia lerë numrin 10 të lirë, 28-vjeçari filloi të shikojë për një numër tjetër.

Sulmuesi belg, i cili për 7 sezone te Chelsea mbajti fanellën me numrin 10, tani do të mbajë numrin që sezonin e fundit kishte Sergio Reguilion.

Hazard është një tifoz i basketbollit dhe ka zgjedhur numrin që ka mbajtur Michael Jordan për Chicago Bulls dhe Lebron James për LA Lacers.

Të gjithë mendonin se ai do të merrte numrin 7 që më parë e kishte mbajtur Ronaldo apo edhe Raul, por belgu ka surprizuar më numrin e ri që do të mbajë mbi shpinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco