Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Tenis/ Finalja mes Djokovic dhe Federer zgjat 5 orë, ja kush shpallet ‘Mbret’ i Wimbeldonit

Tenis/ Finalja mes Djokovic dhe Federer zgjat 5 orë, ja kush shpallet ‘Mbret’ i Wimbeldonit

20:28, 14/07/2019

Finale spektakolare, e denjë për turneun e Wimbeldon, ajo mes serbit Novak Djokovic dhe zviceranit Roger Federer, e cila zgjati plot 5 orë e 2 minuta, por që në fund u mbyll me fitoren e tenistit serb.

Sfida nisi me fitoren e setit të parë 7-6 nga ana e Djokovic, në game final me shifrat 7-5, ndërsa seti i dytë nuk pati shumë histori.

Federer barazoi, teksa fitoi pastër 6-1 me game. Seti i tretë pa sërish triumfues Djokoviç. Serbi arriti të fitonte sërish me game final, këtë herë me shifrat 7-4.

Në setin e katërt të sfidës, Federer fitoi me shifrat 6-4, ndërsa e çoi takimin në setin final.

Pikërisht ky, ishte seti më spektakolar, teksa zgjati mbi dy orë. Game pas game, seti shkoi deri në shifrat 12-12, dhe takimi u vendos në “tie-break”.

Në game e fundit të këtij edicioni të Wimbeldon, ishte “Nole” që ia doli të shkëputet, e mbylli me shifrat 7-3, dhe fitoi në fund titullin e tij të 16-të Grand Slam, në total 3-2 me sete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco