FOTO/ Zbulohet sekreti i Griezmann te Barcelona

FOTO/ Zbulohet sekreti i Griezmann te Barcelona

19:53, 14/07/2019

Pas nënshkrimit të kontratës me Barcelonën deri në vitin 2024 me një klauzolë largimi prej 800 milionë eurosh, Antoine Griezmann ka zbuluar një nga sekretet më të mëdha të nënshkrimit të tij për klubin katalan.

Sulmuesi francez, i cili me përjashtim të vitit të tij të parë në Real Sociedad, kur luajti në fanellën me numrin 27, gjithmonë ka mbajtur 7-ën në Anoeta, Atletico Madrid dhe në ekipin kombëtar.

Ai te Barça do të ketë 17-ën mbi fanellë, pasi ky numër ishte i lirë.

Image

Barça i kishte rezervuar 7-ën verën e kaluar, por e mori Philippe Coutinho, pasi ky numër kishte mbetur pa pronar.

Braziliani do të vazhdojë me numrin 7 mbi fanellë, ndërsa francezi me 17-ën.

Sezonin e kaluar numrin 17 e mbante Murillo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco