E rëndë/ Lojtari rezulton me AIDS, anulohet transferimi në merkato

E rëndë/ Lojtari rezulton me AIDS, anulohet transferimi në merkato

18:42, 14/07/2019

Braziliani Mateus Alesandros është larguar nga Fluminense për te Daejeon në kampionatin korean në formën e huazimit për një vit, por transferimi ka dështuar në momentet e fundit për një arsye të rëndë.

Lojtari zhvilloi vizitat mjekësore me klubin e ri, por ato nuk i kaloi me sukses për shkak se rezultoi pozitiv në testin për AIDS.

Koreanët menjëherë e anuluan transferimin dhe futbollisti 22-vjeçar u rikthye përsëri në kampionatit brazilian te Fluminense.

Çdo marrëveshje ishte arritur me lojtarin dhe midis klubeve, por problemi i AIDS ka bërë që ky transferim të dështojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco