VIDEO/ Momenti kur Vetel përplaset me Verstapen në pistën e Silverstone

VIDEO/ Momenti kur Vetel përplaset me Verstapen në pistën e Silverstone

18:03, 14/07/2019

Sebastian Vetel ishte protagonist në Çmimin e Madh të Britanisë, në garën e sotme të Formula 1, teksa në xhiron e 38-të, goditi nga pas Maks Verstapen.

Gjermani u parakalua nga piloti i Red Bull-it, i cili ishte dukshëm më i shpejtë, por piloti i Ferrarit kurrsesi nuk mund të pajtohej me këtë parakalim, dhe kërkoi të dilte sërish para holandezit.

Por, në përpjekje për ta parakaluar, ai e goditi nga pas, dhe të dy u përplasën, duke humbur pozicionet.

Pas hetimit nga komisarët e garës, Vetel u penalizua me një penallti 10-sekonda, por përplasja ishte ajo që bëri bujë edhe në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco