Real Madridi tërhiqet, Eriksen vendos se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Real Madridi tërhiqet, Eriksen vendos se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

17:31, 14/07/2019

Christian Eriksen ishte një nga objektivat e Real Madridit, por mesa duket interesi i madrilenëve është zbehur.

Pas përfundimit të sezonit, drejtuesit e Realit biseduan me Tottenhamin për një transferim të mundshëm të Eriksen në “Santiago Bernabeu”, por kërkesa prej 70 milionë eurove, bëri që madrilenët të distancohen.

Spanjollët e quanin të lartë këtë çmim dhe pas transferimit të Hazard dhe Jovic, ata tashmë  kanë hedhur sytë nga Pogba.

Mesa duket spanjollët kanë hequr dorë nga danezi, teksa lojtari ka vendosur të luajë edhe një sezon për “The Spurs”.

Kontrata me Tottenhamin përfundon në fund të sezonit dhe më pas 27-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë.

Mesfushori preferon të luajë edhe një sezon në Angli dhe më pas të jetë një lojtar i lirë dhe me shpresën se do të transferohet te Reali, pas një viti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco