Skuadra e Kukësit njofton tifozët mbi çmimin e biletave kundër Debrecenit

Skuadra e Kukësit njofton tifozët mbi çmimin e biletave kundër Debrecenit

15:18, 14/07/2019

Pavarësisht se ndeshjen e parë kundër Debrecenit e humbi me rezultatin 3-0 skuadra e Kukësit do të kërkojë të bëjë gjithçka për ta kthyer rezultatin. Nga ana tjetër klubi ka përcaktuar edhe çmimin e biletave.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” ata bëjnë me dije: “Njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:

Tribuna VIP: 2000 Lekë
Tribunat A dhe B: 1000 Lekë
Tribunat D,E,F,C dhe G: 200 Lekë

Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e martë në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, si dhe në biletarinë e “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit”. Ndeshja mes Kukësit dhe Debrecenit luhet të enjten, prej orës 20:00. Në stadiumin "Elbasan Arena"

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco