FOTO/ Pas të dashurës tani e ka radhën mamaja e Vitaly Zdorovetskiy, që të ndërpres një ndeshje

FOTO/ Pas të dashurës tani e ka radhën mamaja e Vitaly Zdorovetskiy, që të ndërpres një ndeshje

14:47, 14/07/2019

Pasi e dashura e tij, Kinsey Wolanski, hyri në finalen e Champions League dhe pasi dështuan ta bëjnë të njëjtën gjë në finalen e Copa America, tashmë janë rikthyer të bëjnë të njëjtën gjë në një tjetër finale.

Anglia dhe Zelanda e Re po përballen në finalen e kriketit për vitin 2019 në Indi dhe këtë herë ka qenë një tjetër femër që ka dalë në fushë me mbishkrimin “Vitaly Uncensored”.

Image

Quhet Elena Zdorovetskiy dhe është nëna e Vitaly, e cila ka dalë në fushë, por vetëm për pak metra sepse rojet e sigurisë e kanë kapur shumë shpejt atë dhe e kanë nxjerrë jashtë nga krahët.

Epo tashmë trendi është krijuar dhe çdo kompani mund të tentojë të marrë famë në këtë formë. Gjë të cilën Vitaly e ka bërë precedent kur zbriti vetë në fushë në finalen e Kupës së Botës në Brazil, e bëri e dashura e tij në finalen e Champions League dhe tani e bëri edhe nëna e tij.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco