James Rodriguez ndryshon mendje, nuk dëshiron Napolin, por ...

James Rodriguez ndryshon mendje, nuk dëshiron Napolin, por ...

08:16, 14/07/2019

Një lëvizje e papritur ka ndodhur në merkato, me James Rodriguez që duket se ka ndryshuar destinacionin e preferuar.

James Rodriguez lidhej ngushtë me një kalim të mundshëm tek Napoli, por italianët po refuzojnë të paguajnë shumën e kërkuar nga Real Madrid.

Sipas ‘Marca’, lojtari është i frustruar me sjelljet e Napolit dhe tashmë ka kthyer interesimin nga Atletico Madrid.

Çmimi i kërkuar nga Real Madrid është plot 42 milionë euro, diçka që Atletico janë më afër ta arrijnë, pas shitjes së Griezmann.

Sipas gazetës spanjolle, James tani dëshiron të luajë nën urdhrat e Diego Simeone, gjë kjo që do t’i mundësonte të mbante shtëpinë në Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco