Ish-sulmuesi i Kombëtares: Skënderbeut t’i hiqen titujt në Shqipëri

Ish-sulmuesi i Kombëtares: Skënderbeut t’i hiqen titujt në Shqipëri

23:17, 12/07/2019

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Roland Luçi ka reaguar pas vendimit të CAS-it i cili la në fuqi dënimin e institucionit më të lartë të futbollit evropian ndaj klubit të Skënderbeut.

Ish-ylli i Vllaznisë nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook”, shkruan se edhe në Shqipëri, FSHF duhet t’i heqë edhe titujt e mëparshëm në kampionat.

“FSHF mbas vendimit te CAS qe perjashton juridikisht çdo interpretim tjeter, nuk mund te justifikohet me: KF Skenderbeu duhet ti hiqet titulli i fundit kampion, bile nqs ka ndeshje qe CAS i konsideroi te manipuluara edhe shtrihen ne kampionate te meparshme, edhe ata tituj duhet ti hiqen.

Duhet konseguence qe te pakten te justifikohet zvarritja e deritanishme ne vetvehte e pajustifikueshme.

Ndersa ligjet e tregut do te bejne te veten dhe do i rezervojne Skenderbeut vendin qe i takon ne futbollin shqiptar dhe ashtu te neperkembur nga kalvari i semundjeve qe e kane mbërthyer”, shkruan ai.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka lënë në fuqi dënimin me 10 vite dhe 1 milionë euro gjobë për Skënderbeun, të marrë nga UEFA më herët

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco