Donnarumma: Përshëndetje të gjithëve nga Kosova, mezi po pres të luajmë

Donnarumma: Përshëndetje të gjithëve nga Kosova, mezi po pres të luajmë

22:50, 12/07/2019

Gianluigi Donnarumma mezi pret të mbërrijë në Prishtinë për të zhvilluar miqësoren me Feronikelin.

Miqësorja në mes të kampionit të Kosovës, Feronikeli dhe ekipit të famshëm italian Milan do të luhet më 10 gusht 2019 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Shumë yje do të zbresin në “Fadil Vokrri” dhe njëri prej tyre do të jetë edhe portieri, Gianluigi Donnarumma, i cili mezi pret këtë ndeshje.

“Përshëndetje të gjithë miqve nga Kosova. Mezi po pres të luajmë miqësoren e datës 10 gusht në Prishtinë, që do të jetë edhe hera e parë në histori për ekipin e Milanit. Një përqafim të gjithëve, forca Milan“, ka thënë Donnarumma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco