Budapest/ Distria Krasniqi mposhtet në finale, 'ngushëllohet' me medaljen e argjendtë

Budapest/ Distria Krasniqi mposhtet në finale, 'ngushëllohet' me medaljen e argjendtë

19:52, 12/07/2019

Distria Krasniqi është mposhtur në finale nga xhudistja japoneze, Funa Tonaki.

Xhudistja kosovare është mjaftuar me medaljen e argjendtë në Grand Prix 2019 që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në luftën për medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, Krasniqi pavarësisht paraqitjes së mirë është mposhtur me ‘Pikë të artë’ nga japonezja, Funa Tonaki.

Kujtojmë se Tonaki është xhudistja më e mirë në botë në këtë kategori, por pavarësisht kësaj ajo vuajti shumë për fitore.

Në rrugën drejt finales, Distria ka mposhtur rusen Giliazova, kinezen Li dhe në gjysmëfinale spanjollen, Figueroa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco