Shansi i fundit, ja çfarë mund të bëjë Skënderbeu për të rindezur shpresën

Shansi i fundit, ja çfarë mund të bëjë Skënderbeu për të rindezur shpresën

17:36, 12/07/2019

Skënderbeu u njoh pak minuta më parë me vendimin e CAS-it, i cili la në fuqi dënimin e UEFA-s me 10 vite pezullim nga kompeticionet europiane si dhe një gjobë prej 1 milionë euro.

Por korçarët kanë edhe një shans të fundit për apelim. Ajo është Gjykata Federale në Zvicër. Pas njohjes me vendimin e KAS-it, drejtuesit korçarë do të kërkojnë pafajësinë në Gjykatën Federale.

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili në një intervistë për “Panorama Sport”, tha se: "Do e çojmë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe aty do të marrim drejtësi. Kjo çështje ka kaluar të gjitha limitet, edhe avokatët që na përfaqësojnë e kanë tashmë personale, pasi janë befasuar nga vendimi i padrejtë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco