Paraqitje fantastike dhe nga xhudistja tjetër Nora Gjakova

Paraqitje fantastike dhe nga xhudistja tjetër Nora Gjakova

14:07, 12/07/2019

Nora Gjakova ka siguruar një vend në mesin e katër më të mirave në Grand Prix Budapest.

Gjakova në këtë turne garon në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe deri më tani ka pasur paraqitje fantastike.

Në dy duelet e para, Gjakova mposhti xhudisten ruse Dzhigaros dhe atë nga Bregu i Fildishtë, Dabonne,

Në fazën çerekfinale, kosovarja kishte përballë xhudisten nga Bullgaria, Ivelina Ilieva.

Edhe këtë ndeshje Gjakova arriti ta fitonte, duke triumfuar me IPPON.

Në gjysmëfinale ajo do të përballet me Miryam Roper.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco