Shuhet shpresa e fundit për ekipin e Skënderbeut, ja vendimi i plotë i CAS...

Shuhet shpresa e fundit për ekipin e Skënderbeut, ja vendimi i plotë i CAS...

12:59, 12/07/2019

Klubi Korçarë, shpresonte që të merrte një lajm të mirë nga Luzana. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, shpresat e klubit janë shuar përfundimisht.

Ditën e sotme CAS, ka marrë vendimin përfundimtarë mbi Skënderbeun duke e lënë në fuqi vendimin e saj të mëparshëm, ku e kishte dënuar Klubin Korçarë, me 10 vite jashtë Evropës dhe me 1 milion euro gjobë.

Vendimi i CAS:

“Gjykata arbitrazhit sportit ka hedhur poshtë apelimin nga klubi futbollit shqiptar Skënderbeu kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më 26 prill 2018, i cili konfirmoi vendimin e dhënë më 29 mars nga komisioni i UEFA-s për Etikën dhe Disiplinën, i cili e shpalli Skënderbeun përgjegjës për aktivitete të ndryshme manipulimi ndeshjesh, dhe e përjashtoi klubin nga kompeticionet e UEFA-s për të cilat do të kualifikohej në 10 vitet e ardhshme dhe urdhëroi klubin të paguante një gjobë prej 1 milionë euro.

Në maj 2018 Skënderbeu apeloi në CAS duke kërkuar që vendimi dhe sanksioni disiplinor të anulohej. Arbitrazhi i CAS u zhvillua nga një panel juristë të KAS të cilët zhvilluan një mbledhje me palët në zyrat e CAS në 16 prill 2019.

Në bazë të evidencave, paneli i KAS arriti në përfundimin e kënaqshëm se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetet: manipulime ndeshjesh dhe arriti në konkluzionin se sanksionet disiplinore të dhëna nga komisioni disiplinor i UEFA-s ishin në përmasë të drejtë dhe të justifikuara. Në përputhje me këtë, ai hodhi poshtë apelimin dhe konfirmoi vendimin”, shkruhej në vendim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco