Rashica: “Raketa”? Në fillim nuk më pëlqeu...

Rashica: “Raketa”? Në fillim nuk më pëlqeu...

11:58, 12/07/2019

Milot Rashica ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Werder Bremen. Ai është bërë një titullarë i pa zëvendësueshëm tek skuadra gjermane.

E përditshmja gjermane “Kicker”, ka publikuar një intervistë të bërë me talentin kosovarë. Nga ku futbollisti ka zbuluar shumë të pathëna, si ajo e nofkës “Raketa”.

“Nuk e di se kush e vendosi në fillim”, tha Rashica duke buzëqeshur. “Në fillim nuk më pëlqente, por tani kam filluar që ta pëlqej”.

Ndër të tjera talenti kombëtares kosovare foli dhe për të ardhmen e tij.

"Unë ndihem mirë tek Bremen, nuk kam arsye të largohem. Të ardhmen e mendoj vit për vit, dhe tani për momentin jam i lumtur,  të shohim vitin tjetër çfarë mund të ndodhë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco