FIFA ashpërson masat ndaj veprimeve raciste në futboll

FIFA ashpërson masat ndaj veprimeve raciste në futboll

11:15, 12/07/2019

Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, e ka dyfishuar dënimin minimal për incidentet raciste, në pezullim për dhjetë ndeshje. Lojtarët do të inkurajohen  që të japin deklarata në seancat disiplinore nëse kanë qenë viktimë e incidenteve të tilla. Ashpërsimi i sanksioneve ndaj veprimeve diskriminuese përbën ndryshimin kryesor në kodin e ri disiplinor të FIFA-s, i cili do të hyjë në fuqi që nga java tjetër.

“Temat si racizmi dhe diskriminimi janë përditësuar, duke bërë që FIFA të jetë në vijën e parë të frontit të luftës kundër sulmeve tronditëse ndaj të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

Dënimi minimal për futbollistët dhe gjyqtarët është ngritur nga pesë në dhjetë ndeshje pezullim dhe viktimat do të merren në intervistë personalisht nga një panel i gjyqtarëve të FIFA-s.

“FIFA nuk do t’i zhgënjejë viktimat e abuzimit racor”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se lojtarët “mund të ftohet nga një panel gjyqtarësh për ta dhënë një deklaratë gojore ose të shkruar”.

“Kur dikush bën një gjë të tillë për herë të parë, klubi do të luajë me një numër të kufizuar të tifozëve në stadium dhe klubi ose Federata e Futbollit do të gjobitet të paktën 20 mijë franga”, bëri të ditur FIFA.

Gjatë sezoneve të fundit, FIFA dhe UEFA i kanë mbyllur plot raste të abuzimit racor për shkak të mungesës së dëshmive përveç deklaratave të dhëna nga futbollistët e përfshirë.

Kodi i ri tani përfshin edhe krimin përmes gjuhës së urrejtjes bazuar në orientimin seksual, origjinën shoqërore, kombësinë, ngjyrën e lëkurës, etj.

FIFA do të jetë më transparente gjatë seancave disiplinor, pasi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i kërkoi Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që këto seanca të jenë më pak sekrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco