Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Një gol që do të mbetet i përjetshëm, Albasete nderon Iniestën

Një gol që do të mbetet i përjetshëm, Albasete nderon Iniestën

10:26, 12/07/2019

Data 11 korrik është e paharrueshme për futbollin spanjoll. Në këtë datë 9 vjet më parë ‘La Roja’ në Afrikën e Jugut fitoi titullin e parë botëror pas fitores ndaj Holandës 1-0 me kohën shtesë falë golit të shënuar nga Andres Iniesta.

Një gol që do të mbetet i përjetshëm sidomos në Albasete, vendlindjen e mesfushorit 35 vjecar, ku shumë shpejt do të vendoset një statujë, që ka fiksuar gjuajtjen e Iniestës në momentin e shënimit të atij goli. Artisti valencian Havier Molina është ai që ka marrë përsipër ta bëjë të përjetshëm këtë moment historik për përfaqësuesen e Spanjës, sigurisht pas propozimit të Fondacionit Soliss.

Ky i fundit i kishte kërkuar artistit që të krijonte një statujë për të nderuar Iniestën dhe Molina shumë shpejt i kishte idetë e qarta për veprën e tij të artit. Ishte pikërisht goli i shënuar nga mesfushori në botërorin e 2010. Havier Molina e ka nisur prej muajsh punën e tij në studion e tij në Valencia për t’i dhënë formë projektit. Tashmë maketi i Iniestës ka përfunduar dhe i është paraqitur drejtuesve të Fondacionit dhe artisti tani ka hyrë në fazën e krijimit të statujës. Ideja është që statuja të jetë gati për verën e ardhshme kur do të mbushen 10 vjet nga triumfi i Spanjës në Botërorin e Afrikës së Jugut pas golit të Iniestës

Statuja e Iniestës do të vendoset në një pikë qendrore të qytetit të Albasetes, qendra e rajonit ku ka lindur futbollisti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco