Xavi Hernadez: Të shohim se çfarë është në gjendje të bëjë Barcelona për të arritur tek Neymar

Xavi Hernadez: Të shohim se çfarë është në gjendje të bëjë Barcelona për të arritur tek Neymar

09:17, 12/07/2019

Neymar Jr, ka disa javë që është në qendër të vëmendjes, emri tij lidhet ngushtë me një transferim tek Barcelona. Lojtari ka bërë të ditur se nuk është i lumtur në Paris dhe do të dëshironte të rikthehet në Spanjë, tek kampionët e La Liga.

Për këtë çështje së fundmi ka komentuar edhe Xavi Hernandez, i cili ka thënë se do ta pëlqente një lëvizje të tillë, por e sheh si vështirë të konkretizueshme.

“Ai do të ishte një transferim i jashtëzakonshëm. Por, e shoh si vështirë të konkretizueshëm, sinqerisht. Mendoj se është shumë e vështirë” ka thënë Xavi.

“Kemi parë shumë gjëra që mendoja se nuk do t’i shihnim, sikur PSG kur pagoi 222 milionë për të, kështu që duhet të presim” .

“Nuk ka dyshim se ai është një nga më të mirët në botë, por le të shohim se çfarë bën Barca”, ishin fjalët e ish-mesfushorit katalan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco