Barcelona interesohet për shërbimet e Lautaro Martinez

Barcelona interesohet për shërbimet e Lautaro Martinez

08:16, 12/07/2019

Pa përfunduar akoma  mirë Coppa America filluan të qarkullonin zërat se Barcelona, kishte shfaqur interesim për lojtarin argjentinas, Lautaro Martinez.

“Sport” raporton se agjenti i Martinez, Alberto Yaque, e ka konfirmuar interesimin e 'katalanasve' për klientin e tij.

Futbollisti bëri një paraqitje të jashtëzakonshme me kombëtaren e tij,në Coppa America, duke u përshtatur shumë mirë me lojën e argjentinasve.

Mbetet të shihet se kur ekipi ‘blaugran’ do ta bëjë ofertën zyrtare për futbollistin që aktualisht luan me skuadrën e Inter. Lautaro Martinez, vlerësohet nga “transfermarket” me shifrën e 27 milion eurove.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco