Gjoka i zhgënjyer pas humbjes ndaj Debrecenit: Kishim raste për të shënuar, por...

Gjoka i zhgënjyer pas humbjes ndaj Debrecenit: Kishim raste për të shënuar, por...

23:35, 11/07/2019

Trajneri i Kukesit Ernest Gjoka ka folur i zhgënjyer pas humbjes së thellë me rezultatin 3-0 përballë Debrecenit në ndeshjen e parë eliminatore të Europa Leagues.

“Ne kemi luajtur një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Kishim raste për të shënuar në këtë pjesë, por nuk arritëm t’i finalizonim”, u shpreh Gjoa pas përfundimit të ndeshjes.

“Nuk mendoj se ka një diferencë prej 3 golash në cilësinë e dy skuadrave”, vijoi ai.

“Sigurisht do të jetë një detyrë e vështirë për ndeshjen e kthimit. Shpresojmë që të kthejmë shpejt besimin te lojtarët, që të fokusohemi te ndeshja e dytë”, deklaroi trajneri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco