Kupa e Afrikës/ Algjeria kualifikohet në gjysmëfinale, mposht Bregun e Fildishtë

Kupa e Afrikës/ Algjeria kualifikohet në gjysmëfinale, mposht Bregun e Fildishtë

23:09, 11/07/2019

Algjeria ka mposhtur me 11-metërsha Bregun e Fildishtë duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës.

Algjerianët shënuan të parët me anë të Feguli, në minutën e 20-të, ndërkohë që Bregu i Fildishtë barazoi shifrat me anë të Kodija në minutën e 62-të.

Duhet theksuar se në minutën e 48-të, Algjeria kishte shansin e artë për të dyfishuar rezultatin me Bounedjah, i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, por algjerianët u treguan më të saktë nga penalltitë duke fituar 4-3.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco