FOTO/ Klubi i Juventusit ndërton hotelin luksoz, hapësirë 11.200 metra katrorë

FOTO/ Klubi i Juventusit ndërton hotelin luksoz, hapësirë 11.200 metra katrorë

22:45, 11/07/2019

Klubi i Juventusit vijon të jetë disa hapa para skuadrave të tjera italiane, në aspektin organizativ, pasi ishe i pari që ndërtoi një stadium personal, duke rritur ndjeshëm arkëtimet nga shitja e biletave dhe sponsorët e ndryshëm.

Hapi i radhës i bardhezinjve është “J Hotel”, një hotel i ndërtuar pranë qendrës stërvitore të Juventusit, Continassa dhe vetëm 600 metra larg stadiumit “Allianz” të Torinos, gjithashtu në pronësi të “zonjës së vjetër”.

Klubi i Juventusit ka 40% të pronësisë së “J Hotel”, i cili pritet të strehojë futbollistët bardhezinj që nuk kanë gjetur akoma rezidencën e tyre si Rabiot, Ramsey dhe vetë Maurizio Sarri, por edhe të gjithë skuadrën, në rastet e grumbullimeve para ndeshjes.

Pjesa e dedikuar për klubin bardhezi është hapur tashmë, ndërsa më 23 gusht do të hapet i plotë hoteli, që do të shërbejë edhe për publikun, pasi çdo njeri mund të shkojë për të kaluar një natë aty.

Hoteli është ndërtuar në një hapësirë prej 11.200 metrash katrorë, ka 4 yje, 138 dhoma, një restorant me kapacitet për 200 persona dhe salla te ndryshme konferencash e qendra SPA, ndërsa një dhomë në “J Hotel” do të kushtojë minimalisht 118 euro për natë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco