FOTO/ Të premten mbërrin për testet mjekësore, Interi kontratë 4-vjeçare me...

FOTO/ Të premten mbërrin për testet mjekësore, Interi kontratë 4-vjeçare me...

22:24, 11/07/2019

Nicolo Barella pritet t’i kryejë të premten testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me Interin.

Interi më në fund ka arritur marrëveshje me Cagliarin për transferimin e mesfushorit, Nicolo Barella për 45 milionë euro plus bonuse.

“Sky Sport Italia”, “Sportitalia”, “Gazzetta dello Sport” dhe “Niccolo Ceccarini” të gjitha raportojnë se Barella mëngjesin e së premtes do t’i kryejë testet mjekësore dhe më pas do të hedhë të zezën mbi të bardhë në kontratën nga e cila do të fitojë 2.5 milionë euro.

“Sky” shkruan se 22-vjeçari do të transferohet në formë huazimi me obligim blerje për 45 milionë euro, kurse “Gazzetta” shkruan se huazimi do t’i kushtojë Interit 10 milionë euro plus 35 të tjera në qershor të vitit të ardhshëm.

Antonio Conte shpreson ta ketë të gatshëm nga dita e parë në International Champions Cup, që do të nisë me sfidën kundër Manchester United me 20 korrik.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco