Blerjet për titullin kampion/ Formacioni i Interit sezonin e ri, Conte befason me sulmin!

Blerjet për titullin kampion/ Formacioni i Interit sezonin e ri, Conte befason me sulmin!

21:52, 11/07/2019

Interi po përgatitet për sezonin e ri 2019/20.

Fillimisht përmes merkatos, ku synon të marrë lojtarët e piketuar, pastaj përmes përgatitjeve parasezonale dhe vendosjes taktike të zikaltërve në fushë.

Pas shumë viteve vështirësish, klubi i Interit më në fund ka siguruar shërbimet e Antonio Contes i cili po ideon formacionin zikaltër.

Diego Godin, Stefan de Vrij dhe Milan Skriniar janë tre nga mbrojtësit më të mirë në Europë për momentin. Ivan Perisic në krahun e majtë të mesfushës mund të duket e çuditshme, por ka një arsye.

Conte te Chelsea kishte mjaft sukses duke sulmuar me Marcos Alonson nga krahu i majtë dhe të njëjtën taktikë dëshiron që ta implementojë te Interi. Edhe pse Perisic nuk është mesfushor apo mbrojtës i krahut të majtë, ai njihet si një punëtor i madh dhe mund të përshtatet mjaftë mirë me rolin e tij të ri.

Nga ana e djathë Danilo apo DAmbrossio do të luajnë më përpara mbrojtjes dhe do të ndihmojnë edhe në vijën e sulmit. Përforcimi i ri, Valentino Lazaro do të jetë një ndihmë e madhe për Conten nga krahu i djathtë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Në mesfushë do të luajnë Vecino dhe Brozovic, ndërsa në krye të sulmit Lukaku. Belgu do të ndihmohet nga Lautaro dhe Politano, ndërsa Icardi pritet të largohet.

Juventusi për tetë vite me radhë nuk ka pasur konkurrent dhe te Interi dëshirojnë që ta ndryshojnë këtë situatë dominuese.

Ky pritet të jetë formacioni i Contes për sezonin e ardhshëm:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco