Kualifikimi pothuajse i pamundur/ Kukësi zhgënjen keq, shkatërrohet nga Debreceni

Kualifikimi pothuajse i pamundur/ Kukësi zhgënjen keq, shkatërrohet nga Debreceni

20:58, 11/07/2019

Kukësi është me një këmbë larg eliminimit nga raundi i parë në Europa League.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka u mposht me rezultatin 3-0 nga Debreceni që ndryshoi fytyrën gjatë pjesës së dytë.

Skuadra verilindore e dominoi pjesën e parë duke goditur edhe shtyllën, ndërsa në të dytën u shkërmoq nga hungarezët, të cilët arritën të shënonin 3 herë. 

Kukësi ishte i pafat gjatë pjesës së parë, Rroca lëshon një predhë nga krahu i majtë i zonës, ndërsa topi ndalet nga shtylla e djathtë pingule e portierit Nagi. 

Në minutën e 54’ ishte skuadra Hungareze që kalon në avantazh me anë të sapofuturit në fushën e lojës, Haruna Garba.

Në minutën e 77' vendasit shënojnë golin e dytë me anë të Vargës.  Sulm i shpejtë në krahun e majtë të sulmit të Debrecen me Trujiç i cili e ka të thjeshtë të pasojë në qendër për Varga që dërgon sferën në portën e boshatisur.

Në fubnd të takimit shkërmoqet skuadra shqiptare, pasi hungarezët shënojnë edhe golin e tretë me anë të Vargës që gjuan nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë.

Kukësi do ta ketë pothuajse të pamundur për të përmbysur rezultatin gjatë takimit të kthimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco