Lojtari i Chelsea i tërheq 'veshin' Hysajt: Injorant,e hodhe tapën në det

Lojtari i Chelsea i tërheq 'veshin' Hysajt: Injorant,e hodhe tapën në det

08:17, 10/07/2019

E quajtur “Sfida e shishes”, po çmend të gjitha rrjetet sociale.

Sfidën e kanë kryer shumë emra të njohur botërorë nga të gjitha fushat, ndërkohë që diçka të tillë e ka bërë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

 Në një video të postuar në Instagram, Hysaj gjatë udhëtimit me motor uji ka bërë akrobaci duke hequr tapën e shishes me një “prekje” magjike.

 Por, një detaj interesant e ka kapur ish-shoku i tij tek Napoli, Zhorzhinjo, i cili i ka komentuar në këtë postim: “Hodhe tapën në det, injorant”. Ndërkohë, është Hysaj që i përgjigjet se e ka marrë pas videos. Gjithçka në kontekstin e shakasë, mes dy miqsh.


Për humor mendon edhe portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, i cili i komenton Hysajt: “Hej, mos ma turbullo ujin aty para shtëpisë”.

Image

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#bottlecapchallenge ????????????

A post shared by Elsi ???? #23 ?????? #4 (@elsihysaj) on

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco