Një ofertë vjen për Kean, Juventus nuk mendohet

Një ofertë vjen për Kean, Juventus nuk mendohet

10:38, 09/07/2019

Moise Kean është një nga talentet e dalë nga skuadra e Juventus. Pjesën e dytë të sezonit Ken,pati një shpërthim duke i ‘mahnitur’ të gjithë me performancën e tij. E për të filluan të interesoheshin shumë skuadra evropiane.

Siç raportojnë mediat e mëdha italiane, Juventusi ka refuzuar një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurosh nga ana e Everton për Kean. Një përgjigje e pritshme, duke parë besimin që Juventusi ka te i riu. Shumë shpejt djaloshi pritet të jetë një element kyç i “Zonjës”.

Për Kean është e interesuar edhe Ajaks, që i bën “presion” Juventusit ta përfshijë në marrëveshjen e transferimit të De Ligt në Torino. Gjithsesi duket gati e pamundur që Juventus të heqë dorë përfundimisht nga Moise.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco