Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Muriqi flet si lojtar i Fenerbahces: Krenar që mu plotësua ëndrra e fëmijërisë

Muriqi flet si lojtar i Fenerbahces: Krenar që mu plotësua ëndrra e fëmijërisë

20:26, 08/07/2019

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur pas prezantimit të skuadra e tij e re, Fenerbahce.

Muriqi kompletoi transferimin e tij gjatë të dielës nga Rizespori te Fenerbahce për një shifër që mendohet të jetë 4 milionë euro.

Muriqi  e cilësoi Fenerbahcen si ëndërr fëmijërore dhe pret të hyjë në histori të klubit.

“Mirëdita, jam i lumtur që jam bërë pjesë e familjes më të madhe turke”, ka thënë fillimisht Muriqi pas prezantimit.

“Jam krenar që ëndrra fëmijërore më është plotësuar më në fund. Besoj se do t’i shpërblej tifozët dhe emrin tim do ta shënoj në librin e historisë së klubit. Besoj se me lojën time, golat e mi, do ta arsyetoj ardhjen time këtu. Dhe do t’i gëzoj tifozët tanë të mrekullueshëm.

“Kam marrë shumë mesazhe përkrahëse nga tifozët e ekipit, të cilat më kanë bërë të lumtur. Shpresoj se në këtë vit të shënuar për klubin do t’ia arrijmë qëllimit dhe do të shpallemi kampion.

“Synimet e mia janë që të jem një lojtar që i përshtatet karakterit të ekipit. Të jem një futbollist i vërtet për ekipin. Shpresoj që me angazhimin dhe golat e mi do të ndihmoj arritjen e synimeve të ekipit”.

“I ftoj të gjithë të na bashkohen në sukseset dhe titujt në vitet e ardhshme të Fenerbahces”, përfundoi ylli i Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco