Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Neymar refuzon të dalë në stërvitje, PSG-ja bën gati gjobën. Ja ku ndodhet braziliani!

Neymar refuzon të dalë në stërvitje, PSG-ja bën gati gjobën. Ja ku ndodhet braziliani!

19:51, 08/07/2019

Neymar po përflitet për një rikthim në Barcelonë.

Braziliani nuk është shfaqur në ditën e parë të stërvitjes pasditen e së hënës, këtë e ka zbuluar Paris Saint-Germain.

Sulmuesi ndodhet në Brazil këtë fundjavë për të parë shokët e ekipit teksa fitonin Kupën e Amerikës.

Megjithatë, gjigantët e Ligue 1 PSG premtojnë se do të marrin masa ndaj yllit të ekipit.

“Neymar nuk është shfaqur në stërvitje në kohën dhe vendin e rënë dakord, ai nuk ka marrë leje nga personat e autorizuar nga klubi. PSG-së i vjen keq për këtë situatë dhe do të marrë masat e duhura ndaj tij”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit të PSG-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco