Milani prezanton Giampaolin: Duhet të krijojmë një identitet loje

Milani prezanton Giampaolin: Duhet të krijojmë një identitet loje

18:41, 08/07/2019

Marco Giampaolo u prezantua sot zyrtarisht si trajner i Milanit.

Në intervistën e parë në prag të nisjes së përgatitjeve, tekniku kuqezi thekson se stoli i Milanit është si një vlerësim për punën e tij në këto vite, duke qenë i bindur se e ka merituar.

“Kur më telefonoi Maldini, u nisa menjëherë për në Milano. Mendoj se vij te Milani në moshë ne duhur dhe e shoh këtë sfidë, si një shpërblim për karrierën time, kur kujtoj se e kam nisur në Serinë C, disa vite më parë”, tha Giampaolo.

Më pas trajneri i kuqezinjve foli edhe për idetë e tij që ka ndërmend t’i transmetojë skuadrës, duke pranuar se objektivi primar do të jetë të krijojë një ekip që di të shprehet mirë në fushën e lojës.

“Kam mijëra ide në kokë, që duhet t’i implementojmë, pasi Milani duhet të ketë një identitet në fushën e lojës dhe jo të njihet vetëm për fanellën kuqezi. ‘Kokën lart dhe luaj futboll’, do të jetë motoja ime te Milani, Nuk më pëlqen të flas për titullarë dhe rezerva, por për futbollistë të motivuar, që janë gati të bëjnë më të mirën në fushën e lojës dhe të shkruajnë një faqetë historisë”, tha tekniku i Milanit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco