Materazzi zbulon merkaton e Interit: Conte do të transferojë 2 sulmues të njohur!

Materazzi zbulon merkaton e Interit: Conte do të transferojë 2 sulmues të njohur!

17:10, 08/07/2019

Interi është duke u përgatitur për një sezon të ri me shumë ndryshime pasi në stolin zikaltër tashmë drejton Antonio Conte.

Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi thotë se gjatë merkatos së verës Antonio Conte po lobon që të transferojë në “San Siro” Lukakun dhe yllin e Romës, Eden Dzeko.

 “Klubi është ambicioz dhe dëshiron të nënshkruajë tre-katër lojtarë të rëndësishëm”, tha ai për La Gazzetta dello Sport.

“Conte kërkon Dzeko dhe Lukaku dhe ai ka të drejtë, sepse ai është gjithashtu shumë ambicioz dhe ai e di se si ta kryejë punën e tij.

“Sigurisht që ai dëshiron të mundë Juventusin” përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco