Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Sakrificë, intensitet dhe etikë janë parimet e Antonio Contes

Sakrificë, intensitet dhe etikë janë parimet e Antonio Contes

12:43, 08/07/2019

Antonio Conte ka vendosur të nis një aventurë të re me ekipin e Inter. Ditën e sotme ka nisur ‘zyrtarisht’ punë, pasi klubi i “zikaltër” ka udhëtuar drejt Lugans për të zhvilluar fazën përgatitore. Trajnerit i kërkohen fitore dhe ai e di se duhet të shpërblejë sforcon ekonomike të bërë nga pronarët kinezë.  

Kualifikimi në Champions dhe ardhja e Contes janë shoqëruar me entuziazmin e tifozëve, të cilët përpinë abonimet sezonale në “San Siro” në kohë rekord. Trajneri e di se sa vlerësim ka rreth tij dhe që në ditën e parë si zikaltër ka punuar për të krijuar një ambient ideal pune, për vete, lojtarët dhe stafin. Përveç stafit, trajner e klub kanë rënë dakord edhe për merkaton. Shkarkimet Nainggolanit dhe Icardit janë sinjal kohezioni idesh. Konte kërkon disiplinë dhe lojtarë që paravendosin grupin. Etika e punës është e njëjta e një karriere suksesi edhe si futbollist. Sakrificë, intensitet dhe etikë janë parimet që çdo teknik dëshiron në ekipin e tij, aq më tepër një si Konte që duke mos pasur ndonjë talent të veçantë, e di fort mirë se puna është sekreti për të korrur fitore.

Sot në Lugano do të nisë ‘zbori’ nën urdhrat e teknikut të ri. Në fakt, udhëzimet e para do t’i japë Antonio Pintus, përgatitësi atletik (i ardhur nga Reali) që preferon stërvitjet pa top. Julio Tus është një tjetër asistent i Contes që njihet ndryshe si “Specialisti” i forcës. Dyshja e bashkëpunëtorëve do të ndihmojë për rritjen e fizike të Interit, ndërsa me taktikën do të merren Stelini e Vanoli, pa harruar kontributin e vyer të Xhanlukës, vëllai i Contes. “Zikaltërit” mund duken si kantier, por dihet se trajneri do të predikojë që në ditën e parë për koncepte, si shpejtësia dhe lojë vertikale.

Burime pranë zikaltërve bëjnë të ditur se, përveçse në aspektin teknik, Konte është i kënaqur edhe me “materialin” njerëzor që klubi i ka vënë në dispozicion. Projekti i tij është i qartë dhe karakterizohet nga dëshira për fitore. Një tjetër aspekt është skema, ai 3-5-2 që ka qenë themel i të gjitha sukseseve të Contes kudo që ka drejtuar. Mbrojtësit do të kenë detyra ndërtuese, ndërsa anësorët do të jenë “shigjetat” shtesë në “harkun” e sulmit. Provimi i parë do të jetë pas një jave, ndaj Luganos, me trajnerin e ri që do të shohë shkallën e “nxënësve” të tij të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco